CH-Ballkani
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi “vende të sigurta”
Kancelarja Merkel tha se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të azilkërkuesve
Tri shtetet ballkanike, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë vlerësuar si “vende të sigurta të origjinës” nga autoritetet gjermane, që nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve më nuk kanë asnjë shansë për marrjen e statutit të refugjatit në Gjermani. Vendimin e ka marrë kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve gjermane .
Autoritetet janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të imigrantëve, dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për ta, raporton AP.
Kancelarja Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur.
Rrjedhimisht, sipas REL, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.
Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale. Shumica e atyre që po ikin nga zonat e luftës në Sirti dhe shtetet tjera të Lindjes së Mesme, e kanë pikësynim Gjermaninë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën












