Lajme
Shqipëria, larg bisedimeve për anëtarësimin me BE-në
Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, që politika shqiptare të dekriminalizohet, tha deputeti gjerman Gunther Krichbaum
Deputeti gjerman dhe njëkohësisht kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum thotë se Shqipëria është shumë larg hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Këtë vlerësim ai e bënë kryesisht rreth dekriminalizimit të politikës shqiptare.
“Ne në Komisionin e Bundestagut për Evropën do të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë përparimesh janë bërë në drejtim të dekriminalizimit të politikës, reformës në drejtësi, luftimit të korrupsionit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit vendore, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE”, vlerëson ai.
Në një intervistë dhënë për DW, deputeti gjerman cek çështjet kryesore të aktualitetit politik në Shqipëri. Ai foli për dekriminalizimin duke e vlerësuar këtë proces si mjaft jetik për aspiratën integruese të vendit tonë.
“Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, që politika shqiptare të dekriminalizohet dhe unë shpresoj shumë që të kemi një ujdi mes qeverisë dhe opozitës”, thotë Krichbaum.
Lidhur me reformën në drejtësi, ligjvënësi gjerman vlerëson se më shumë sesa miratimi është me rëndësi zbatimi i saj. Sipas tij, miratimi i ligjeve është vetëm hapi i parë. “Më e rëndësishme është që këto ligje të zbatohen. Prandaj është me rëndësi eficenca e administratës dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit”, shprehet ai, citon TCH.
Ndryshe, Shqipëria viteve të fundit ka ecur relativisht mirë me procesin e integrimit Evropian. Përveç që ka marrë liberalizimin e vizave, ajo ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Por për shkak të çështjeve politike dhe mosmarrëveshje pozitë-opozitë, nuk e ka marrë të datën e negocimit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











