Sport

Shqipëria mban vendin e 84-të

Kuqezinjtë para saktë një viti kanë qenë në nivelin më të lartë (numër 50 në botë) kanë humbur plotë 34 vende në këtë ranglistë

Në ranglistën më të re mujore të FIFA-së për kombëtaret e futbollit në botë, kombëtarja shqiptare pas rënies disa mujore këtë herë ka arritur të frenohet duke mbajtur vendin e 84-të në këtë ranglistë.

Kuqezinjtë para saktë një viti kanë qenë në nivelin më të lartë (numër 50 në botë) kanë humbur jo pak, por plotë 34 vende në këtë ranglistë.

Dy miqësoret e radhës, kundër Katarit në Madrid më 22 maj dhe ndaj Iranit 5 ditë më vonë në Stamboll, do të jenë shans i mirë për kuqezinjtë që të përmirësojnë renditjen në muajin e ardhshëm. Veç tyre më 15 gusht është konfirmuar edhe miqësorja me Moldavinë.

Kualifikimet për botërorin Brazili 20144, kombëtarja i fillon më 7 shtator, duke qenë nikoqire e Qipros.