Lajme
Shqipëria me 2.85 milionë banorë?
INSTAT ka publikuar të dhënat paraprake të procesit të regjistrimit, që u realizua në vjeshtën e këtij viti në Shqipëri.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se popullsia e Shqipërisë për vitin 2011 është 2.851.741 banorë, duke shënuar një rënie prej 7.7 për qind krahasuar me vitin 2001.
Sipas të dhënave, rreth 53 për qind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 43 për qind në zonat rurale të Shqipërisë.
Sa i përket numrit të banesave, INSTAT, ka bërë të ditur se janë regjistruar 1.075.881 të tilla në mbarë vendin. Ndërkohë, sqarohet se përpunimi i të dhënave vijon për të dhënë më vonë rezultatet përfundimtare, raportojnë mediat e Tiranës.
Aleanca Kuq e Zi reagoi pas publikimit të rezultateve, duke theksuar se me këto shifra u përmbush dëshira e Greqisë dhe e Serbisë.
“Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxori të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës, transmetojnë mediat shqiptare.
Në mbledhjen e qeverisë, për rezultatet e regjistrimit foli edhe kryeministri Sali Berisha.
“Ky është censusi i parë i vërtetë modern i shqiptarëve. Shpreh falënderimin e qeverisë shqiptare për të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë proces faktik”, ka theksuar Berisha.
Sipas tij, të dhënat paraprake kanë një tregues pozitiv dhe për herë të parë popullata e qyteteve dominon mbi zonat rurale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












