Shqipëria
Punëtorë nga Bangladeshi e India në Shqipëri
Mungesa e punëtorëve të aftë për tregun e punës dhe ikja e të rinjëve ka detyruar bizneset në Shqipëri që të shikojnë alternativa nga vendet tjera
Bizneset shqiptare janë orientuar drejt Bagladeshit e Indisë, duke marrë punëtorë të huaj, transmeton albinfo.ch.
“Unë jam nga Bangladeshi. Kemi zgjedhur të punojmë në Shqipëri, sepse kjo punë është e rëndësishme për ne, që të ndihmojmë familjet tona. Ne kemi nevojë për këto para. Në këtë fabrikë jemi 13 persona nga Bangladeshi. Jemi të kënaqur nga paga, edhe pse ne jemi fillestarë, mbi të gjitha njerëzit janë shumë miqësorë me ne”, thotë për Tch një punëtor nga Bangladeshi.
Nevoja për punëtorë nuk po i lejon bizneset shqiptare që të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Pavarësisht se pagat janë përmirësuar, sërish shqiptarët preferojnë të punojnë jashtë vendit.
Marrja e punëtorëve nga jashtë është parë si zgjidhje nga shumë subjekte, sidomos ato të prodhimit dhe të industrisë. Në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shumica e bizneseve tashmë po i drejtohet tregut ndërkombëtar të punëtorëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













