Shqipëria
Shqipëria me rekord të rezervave valutore
Për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro
Blerjet e detyruara të valutës, edhe mbi planin me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, si dhe eurobondi i marrë në fillim të këtij viti, e kanë çuar rezervën valutore në nivelin më të lartë historik.
Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro në krahasim me gushtin e vitit 2024.
Pjesa dërrmuese e saj janë letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, pjesa tjetër janë depozita e monedha, si dhe 317 milionë euro shufra ari, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa brenda një dekade, rezerva është më shumë se 3-fishuar, pasi në 2015-ën vlera e saj ishte vetëm 2.8 miliardë euro. Kjo rezervë aktivizohet në ditë të këqija, për të shlyer borxhin në valutë, për të mbuluar importet në rast krize si dhe për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Banka qendrore thotë se me rezervën e këtij viti mbulohen të paktën 7.3 muaj importe.
“Deri në fund të muajit qershor, rezerva valutore ishte e mjaftueshme për të mbuluar 7.3 muaj importe mallrash dhe shërbimesh”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar.
Një nga shkaqet kryesore të rritjes së shpejtë të rezervës është edhe shtimi i blerjeve të valutës në treg nga Banka e Shqipërisë me qëllim që të stabilizojë kursin e këmbimit dhe të frenojë një zhvlerësim më të fortë se kaq të euros apo dollarit. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit u blenë 72.7 milionë euro për të ndalur rënien e euros.
Por me gjithë këto ndërhyrje normalitet në kursin e këmbimit, duket se nuk do të ketë. Nëse në fund të 2024-ës diskutohej për ‘normalitetin e ri’ ku një euro këmbehej me 100-102 lekë, sot flasim për normalitetin e një euroje në vlerën 97 lekë, e në ditë të caktuara edhe më poshtë, në 96 lekë.
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë Parlamenti Evropian hodhi poshtë të mërkurën planet për të lejuar linjat ajrore të kenë vonesa më... -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë -
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit -
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes











