Shqipëria
Shqipëria, me rënien më të madhe të popullsisë në Evropë
Shqipëria renditet mes vendeve me rënien më të madhe të popullsisë: Bullgaria, Kroacia, Letonia, Lituania, Rumania, Greqia, Hungaria, Polonia, Italia dhe Portugalia
Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm, si numri i lindjeve, shtesa natyrore e popullsisë, apo edhe shifrat e emigracionit.
Në harkun kohor të 12 vjetëve, Shqipëria ra me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Konkretisht, popullsia banuese në Shqipëri, sipas llogaritjeve të rezultateve të Censit, rezulton të jetë 2,402,113 persona, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, në Censin e Popullsisë dhe Banesave të vitit 2011, popullsia banuese ishte 2,821,977 persona. E shprehur në përqindje, rënia e popullsisë në vendin tonë vlerësohet në rreth 15%.
“Scan Intel”, me ndihmën e shifrave të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”, ka përllogaritur se si ka ndryshuar numri i popullsisë në vendet e Evropës referuar të njëjtës periudhë.
Referuar shifrave të Censit të vitit 2011-të dhe treguesve të popullsisë në vitin 2023, në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian, popullsia paraqitet me rritje.
Më konkretisht, nëse analizojmë shifrat, vëmë re se Malta dhe Luksemburgu kanë rritjen më të lartë të popullsisë në harkun kohor të 12 vjetëve, me rreth 30% dhe 29% përkatësisht. Po ashtu, edhe Islanda, Irlanda dhe Suedia renditen me vendeve ku numri i popullsisë është rritur. Rritje më modeste regjistrojnë vendet si Sllovakia, Spanja dhe Sllovenia.
Ndërkohë, nga ana tjetër, paraqitja grafike e të dhënave na tregon se Shqipëria renditet mes vendeve me rënien më të madhe të popullsisë. Bullgaria, Kroacia, Letonia, Lituania, Rumania, Greqia, Hungaria, Polonia, Italia dhe Portugalia pasojnë Shqipërinë në këtë renditje, sa i përket ndryshimit të popullsisë që nga viti 2011.
Rënia në këto vende regjistrohet nga 0.4% në Portugali, deri në 12.4% në Bullgari.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












