Shqipëria
Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin
Shqipëria, vend i NATO-s, me efekt të menjëhershëm ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën (më 07.09). Këtë e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë. Ai e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me “prova të pakundërshtueshme”, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani. Këto sulme kanë synuar që të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Edhe SHBA konkludon se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani. Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quan përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.
I gjithë personeli i Ambasadës iraniane duhet që të largohet tanimë nga Shqipëria brenda 24 orësh, ka kërkuar kryeministri shqiptar. Për këtë akt janë informuar edhe partnerët e NATO-s dhe shtete të tjera mike. Sipas kryeministrit, hetimi i zgjeruar ofroi të dhënat se agresioni kibernetik është “orkestruar dhe sponsorizuar” nga Irani, i cili ka angazhuar katër grupe për këtë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, tha Rama, sipas dpa. Një prej këtyre grupeve është mjaft i njohur dhe ka marrë pjesë më parë në sulme kundër Izraelit, Arabisë Saudite, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara, Kuvajtit dhe Qipros.
Sipas kryeministrit Rama, sulmi kibernetik i iniciuar nga Irani nuk e arriti qëllimin e tij. Krahasuar me sulme të tjera kibernetike, dëmet llogariten të vogla, dhe sistemet janë rivendosur në punë, ka theksuar kryeministri shqiptar.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












