Lajme
Shqipëria në garë për hapësirën ajrore të Kosovës
Shqipëria ka shfaqur interesin e saj për të qenë aktive në menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Këto detaje u dhanë gjatë një aktiviteti të zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë me sugjerimin e NATO-s, ku morën pjesë zyrtarë të NATO-s dhe të aviacioneve civile të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Hungarisë. Ky forum erdhi nën temën “Normalizimi i hapësirës ajrore të Ballkanit dhe hapja e hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës”, një aktivitet që i paraprin një tjetër takimi të rëndësishëm, që pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel.
Interes lidhur me menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës ka shfaqur Hungaria, por edhe Shqipëria. Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku, shprehu interesin lidhur me këtë “sipërmarrje”, duke u shprehur se përfshirë sugjerimeve të NATO-s dhe interesit të vendeve të tjera për menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës, Shqipëria ka si avantazh pozicionin gjeografik. Ndërkaq, i pranishëm në forum ishte dhe drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, i cili theksoi se takimi në Tiranë synon të mbështesë nismën për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit të udhëhequr nga NATO, si dhe hapjen e hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Në takim u bë e ditur se do të jenë javët e ardhshme që do të qartësojnë se cilat do të jenë edhe agjencitë që do të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për menaxhimin e hapësirës ajrore.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













