Lajme
Shqipëria në hall me zjarret, digjet dhjetëra hektarë pyje
Siç raportojnë mediat nga Tirana, aktualisht janë duke u djegur sasi të pyjeve në Qarkun e Fierit dhe të Elbasanit, ndërkohë shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht vështirësive të terrenit
Autoritetet shqiptare të emergjencave kanë lajmëruar për tri vatra të reja zjarri gjatë orëve të paditës në Shqipërinë e Mesme. Siç raportojnë mediat nga Tirana, aktualisht janë duke u djegur sasi të pyjeve në Qarkun e Fierit dhe të Elbasanit, ndërkohë shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht vështirësive të terrenit.
Në fshatin Lekaj të Lushnjës ka rënë zjarr në një masiv me pisha. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi. “Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh me shkurre dhe pisha. Aktualisht zjarri është izoluar dhe po punohet për shuarjen e tij. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm”, thuhet në njoftim, transmeton TCH.
Vatra tjetër e zjarrit në qarkun e Fierit ka rënë në një sipërfaqe me pisha në fshatin Gjorgos e Cakran, Fier. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit dhe ato të Patosit për të shuar flakët. Si pasojë e zjarrit një sipërfaqe prej rreth 3 ha me shkurre është djegur. Po ashtu në këtë rajon, por edhe në Vlorë, janë djegur sasi të mëdha të ahut dhe pishave.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













