Lajme
Shqipëria në mesin e vendeve më të lira në Evropë
Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë, për çmimet më të lira, në një nivel me Bullgarinë
Zyra e BE-së për statistikat “Eurostat”, thotë se kostoja e jetesës në Shqipëri është sa gjysma e nivelit mesatar të vendeve evropiane (51%), ndërkohë që me standardin e fuqisë blerëse, të ardhurat për person i ka vetëm sa 1/3 e mesatares së BE-së (31%).
E parafundit për nga varfëria, duke lënë pas vetëm Bosnjën, Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë, për çmimet më të lira, në një nivel me Bullgarinë. Zyra e BE-së për Statistikat ka publikuar indekset e nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimeve gjatë vitit 2011, tek vendet anëtare dhe ato që aspirojnë në BE.
Lista kryesohet nga Danimarka, si vendi më i shtrenjtë me 142%, ndërsa vendi më i lirë Maqedonia me 45%, ku 100 % konsiderohet mesatarja e 27 vendeve të BE-së.
Treguesit më të ulët në Shqipëri vërehen për kategoritë “Hotele e Restorante” dhe “Alkool e Duhan”, respektivisht 42% dhe 50% të mesatares evropiane (BE27).
Buka, mishi, bulmeti, fruta-perimet e pijet jo-alkoolike, rezultojnë më të shtrenjta, pasi indeksi i çmimeve në vend është 70% e mesatares evropiane, për veshjet 72%, për biçikleta e automjete personale 98%, ndërsa pajisjet elektronike 108%, pra mbi çmimet mesatare në BE-së.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













