Lajme
Shqipëria nga 1 maji ofron shërbime konsullore ‘online’
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë bën të ditur se të gjitha shërbimet konsullore që deri tani ofroheshin në përfaqësitë konsullore/diplomatike, duke filluar nga data 1 maj 2017 do të jenë të disponueshme vetëm online, nëpërmjet kësaj platforme: http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online Shërbimi Konsullor Online (SHKO), është projekt i realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, i […]
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë bën të ditur se të gjitha shërbimet konsullore që deri tani ofroheshin në përfaqësitë konsullore/diplomatike, duke filluar nga data 1 maj 2017 do të jenë të disponueshme vetëm online, nëpërmjet kësaj platforme: http://www.punetejashtme.gov.
Shërbimi Konsullor Online (SHKO), është projekt i realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili sjell ndryshime në mënyrën e ofrimit të shërbimit për shtetasit shqiptarë në botë. Kjo platformë vjen edhe si rezultat i angazhimeve të ndërmarra pas zhvillimit të Samitit të Diasporës për jetësimin e nismës “Ofrimi i shërbimeve më cilësore për Diasporën”.
Ky projekt i sapolansuar ofron procedura të automatizuara dhe gjithashtu dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore dhe regjistrave elektronikë (gjithsej 36 shërbime unike) dhe sigurinë më të lartë.
https://www.youtube.com/watch?
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











