Lajme
Shqipëria nis kryesimin e OSBE-së
Ndërkohë që vetë OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ky mision angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit
Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.
Organizata e ka selinë në Vjenë, ndërsa pjesë e saj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta –duke nisur nga vëzhgimi i zgjedhjeve, lufta për lirinë e shtypit, mbrojtja së të drejtave të minoriteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera.
Por Shqipëria vetë po përballet me sfida të mëdha për shkak të mospajtimeve mes forcave të brendshme politike për shumë gjëra. Demokracia këtu nuk është stabilizuar tërësisht as 30 vjet pas rënies së regjimit komunist, shkruan top.channel.tv.
Vetë OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ky mision angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit, në një situatë konflikti permanent mes pozitës dhe opozitës, ku disa institucione janë bllokuar me vite të tëra. “Nëse shikojmë detyrat e OSBE-së dhe gjendjen në Shqipëri, atëherë kemi një situatë paradoksale: Shqipëria është edhe vet nën vëzhgimin e OSBE-së, ndërkohë që tani duhet ta drejtojë atë”, pohon publicisti i njohur nga Kosova Veton Surroi.
Vëzhguesit vazhdojnë të këmbëngulin se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













