Shqipëria
Shqipëria nis vaksinimin nëpër shtëpi
Kjo është pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv
Ekipet mjekësore në Shqipëri kanë nisur nga sot vaksinimin e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postim në Facebook ka thënë se me këtë i jepet mundësia çdo qytetari që të vaksinohet afër vendbanimit.
“Prej sot vaksina u vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, ka shkruar Rama.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 5,634 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë dhënë në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












