Shqipëria
Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet
Një tërmet është regjistruar sërish ditën e sotme, 26 km nga Tirana
Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.2 Righter. Tërmeti ishte 11 km larg Vorës, ndërsa epiqendra ka qenë Xhafzotaj.
Siç tregohet edhe në parashikimet e institutit CSEM, tërmeti ishte 11 km larg Vorës. Deri më tani nuk raportohet për dëme material apo për lëndime në njerëz.
Kujtojmë se një tërmet i fortë goditi Shqipërinë më 21 shtator, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit, dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.
Prej dy netësh qytetarët janë ndier të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat duke fjetur në çadrat e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren. BE solli ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















