Sport
Shqipëria pëson pas shumë polemikave
Gjyqtari i ndeshjes ka dhënë dy kartonë të kuq për futbollistët kuqezi, si dhe dy penallti për mysafirët, që më pas e kishin shumë më lehtë të fitonin
Kombëtarja shqiptare ka pësuar nga Izraeli në shtëpi me rezultat 3:0, në një ndeshje ku kishte shumë polemika, shkruan albinfo.ch.
Gjyqtari i ndeshjes ka dhënë dy kartonë të kuq për futbollistët kuqezi, si dhe dy penallti për mysafirët, që më pas e kishin shumë më lehtë të fitonin. Goli i parë i Izraelit erdhi në minutën e 18-të kur Zahavi shënon nga pika e bardhë, derisa një minutë më herët, Berat Gjimishti u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak, kuqezinjtë kishin disa raste shënimi, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 55-të edhe Etrit Berisha ndëshkohet me karton të kuq, kurse goditjen e Zahavit e ndali portieri Alban Hoxha.
Por, goli i dytë i mysafirëve nuk vonoi edhe pse me shumë fat. Einbinder shënoi në minutën e 66-të. Golin e fundit e shënoi Atar në minutën e 84-t.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor