Lajme
Shqipëria po braktiset gjithnjë më shumë
Shqipëria është shteti i dytë në Evropë me emigracionin më të lartë, kurse në vendin e parë është Bosnjë-Hercegovina
Problemet e shumta që kanë qytetarët në Shqipëri ka bërë që të marrin rrugën dhe të largohet nga Shqipëria, duke e braktisur.
Kjo gjë dëshmohet edhe me statistika, ku Shqipëria është vendi i dytë më i braktisur në Evropë, raporton albinfo.ch.
E përditshmja britanike, “The Independent” ka publikuar hartën që flet për gjendjen e emigracionit në shtetet evropiane. Bosnjë-Hercegovina mban vendin e parë me 43.3 % të popullsisë së larguar ose 1.6 milionë njerëz.
Pas saj vjen Shqipëria me 38.8% ose rreth një milion banorë që kanë vendosur të jetojnë jashtë kufijve të saj.
Një fluks i shtuar i shqiptarëve që kërkonin azil kryesisht në Gjermani u vu re përgjatë viteve 2014 e 2015.
Ndërkohë që me një numër të lartë të të larguarve përballet edhe Maqedonia, e cila vjen pas Shqipërisë, me 24.8%.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja












