Lajme
Shqipëria preket nga kriza e fqinjëve
Orientimi i shkëmbimeve tregtare me Italinë dhe Greqinë, dy vendet më të prekura nga kriza në eurozonë, do të reflektohet tek eksportet dhe importet shqiptare dhe më pas, edhe te çmimet në treg.
Ekspertët argumentojnë se Shqipëria duhet të kishte zgjeruar rrezen e tregtisë për të qenë e mbrojtur nga goditje të tilla, shkruajn mediat e Tiranws.
“Duke rënë fuqia blerëse në këto dy vende, bie edhe kërkesa e eksporteve në këto dy shtete fqinje. Duke u rritur taksat respektive, kostot e të bërit biznes automatikisht do të rriten dhe çmimet e produkteve që ne importojmë nga këto dy vende. Kështu goditet bilanci ynë tregtar në këto dy vende. Duhet të ishin marrë masat e vendosjes së kontakteve me tregjet e reja, në mënyrë që të ishin gjetur zgjidhje të reja”, shprehet eksperti Gjergj Filipi.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, me Italinë kryhet 45.5 për qind e eksporteve dhe 30.8 për qind e importeve, ndërsa me Greqinë eksporti është 5.4 për qind dhe importi 10.6 për qind.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












