Futboll
Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e radhës
Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, e ka nisur zyrtarisht punën si trajner i “Kuq e zinjve”.
Ai ka publikuar listën paraprake me 10 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kundër Islandës dhe Moldavisë në kualifikueset e “Euro 2020”.
Tekniku italian i ka befasuar të gjithë, pasi në listën e parë nga kampionati shqiptar i futbollit ka grumbulluar dy lojtarë, portierin Alban Hoxh dhe futbollistin tjetër Bruno Telushin, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa janë lënë jashtë lojtarët e vjetër, si Kaçe, Basha apo Grezda.
Gjithashtu një ftesë kanë siguruar Enea Mihaj, Kastriot Dermaku, Emanuel Ndoj dhe Ylber Ramadani. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjendjen e tyre fizike si edhe për t’u vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.
Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













