Shqipëria
Shqipëria reagon pas vrasjeve së shqiptarëve në Greqi
Ministria e Jashtme shqiptare deklaron se kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh keqardhjen për vdekjen e 18-vjeçarit shqiptar Marios Isak i cili mbeti i vrarë në Kavala të Greqisë.
Ministria e Jashtme shqiptare deklaron se kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit, raporton ‘vizion plus’.
MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjeve së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Diplomacia shqiptare shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të shqiptarëve dhe dënon vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke.
Gjithashtu dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj.
Ministri e Jashtme shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














