Shqipëria
Shqipëria renditet e 14-ta për naftën më të shtrenjtë në botë
Në kulmin e rritjes së paprecedentë të çmimeve të naftës, pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare mori kontrollin për çmimet tavan të naftës nëpërmjet krijimit të një bordi të posaçëm.
Po javët e fundit vendimet e bordit po shkojnë në favor të kompanive të naftës më shumë se sa të qytetarëve, pasi çmimet në bursa po bien, ndërkohë që në vendin tonë rriten.
“Global Price Indeks” e renditi Shqipërinë me çmimet më të larta të naftës në rang global së fundmi. Shqipëria u rendit e 14-ta në botë për çmimin e një litër diezël duke lënë pas edhe vende te zhvilluara, si Singapori dhe Gjermania. Sipas Global Price Indeks, një litër naftë në Shqipëri kushtoi me 1,95 euro më 18 gusht, për shkak se Bordi një ditë më parë mori vendim për rritjen e mëtejshme të çmimit në vend që ta ulte.
Në raportet e mëparshme të Global Price, Shqipëria renditej në mesin e 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë, por së fundmi po shkon drejt majës për çmimet më të larta, pasi ulja e çmimeve në bursa nuk po reflektohet me të njëjtën shpejtësi si në vendet e tjera.
Një fuçi naftë po tregtohet sot në bursa me 94 USD nga më shumë nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.
Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.
Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).
Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











