Shqipëria
Shqipëria, në vend të parë të sugjerimeve turistike për amerikanët
BestLife: Shqipëria, vend mahnitës
Media e njohur online, BestLife, ka publikuar 13 destinacione mahnitëse që mund të vizitohen nga turistët amerikanë gjatë këtij sezoni, transmeton albinfo.ch.
Teksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, mediat e huaja po e shohin Shqipërinë më tërheqëse për ta vizituar.
Surpriza është Shqipëria në vendin e parë. Rekomandimi kryesor i këtij portali janë plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare. Një tjetër avantazh, për turistët amerikanë, është se nuk u kërkohet një test negativ për COVID-19 në aeroport, siç ndodh në shumicën dërmuese të vendeve të botës. Ndërsa maska është e detyrueshme në ambientet publike në gjithë vendin, nënvizon BestLife.
E dyta pas Shqipërisë renditet Bjellorusia, ndërsa nga vendet e rajonit, në listë bën pjesë Maqedonia e Veriut, ku po ashtu nuk janë të nevojshme të faktohen rezultatet negative të testit COVID-19, siç ndodh në Serbi e Mal të Zi, që përfshihen po ashtu në listë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA Armë të prodhuara në Zvicër janë përdorur nga agjentët e ICE në Shtetet e Bashkuara. Dy... -
Ujqër në Grisons, 12 tufa të konfirmuara -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani? -
Gruaja zvicerane dënohet me 5,000 CHF pasi nuk kishte kualifikim si udhërrëfyese -
Eksportet zvicerane arrijnë rekord në 2025-ën falë performancës së kimikateve dhe farmaceutikëve














