Shqiperia
Shqipëria rrit eksportet drejt Kosovës me 8.9 për qind
Instituti i Statistikave në Shqipëri ka bërë të ditur se eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës kanë shënuar rritje me 8.9 për qind gjatë 11-mujorit të fundit ndërsa importet ranë me rreth 38.2 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-nëntor ishin 37.7 miliardë lekë [360 milionë euro], nga 34.6 miliardë lekë që ishin në 11-mujorin e 2022-shit.
Ndërkohë, importet për 11-mujorin llogaritën 10.6 miliardë lekë nga mbi 14.3 miliardë lekë që ishin në 11-mujorin e 2022-shit.
Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike.
Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera. Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë.
Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës rreth 15.8 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale dhe rreth 7.3 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.
Prej 1 tetorit të vitit 2022 në Doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.
Janë mbi 1000 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi. Referuar të dhënave nga Dogana, vetëm gjatë këtij viti janë rritur me 50 për qind mallrat dhe kontejnerët që zhdoganohen në Durrës dhe kanë destinacion tregun kosovar.
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
Jeta në Zvicër
-
Kurti bisedon me ish-Presidenten e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline...
-
Kompania e tre vëllezërve Aliti “a3 Haustech AG” ndriçon shtëpitë zvicerane
-
Kujdes nga mashtrimi i ri SwissPass në Zvicër
-
Ky rajon në Zvicër pritet të marrë emër të ri
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës