Lajme
Shqipëria shënon përparim në turizëm
Turizmi në Shqipëri çdo ditë e më shumë po shënon rritje, derisa tashmë janë edhe faqet ndërkombëtare që e konfirmojnë këtë.
Është ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, e cila ka bërë të ditur se Shqipëria është ndër top-15 vendet që kanë bërë ndryshime pozitive në këtë sektor dhe kanë bërë përparime për tetë vende, njofton albinfo.ch.
“Shqipëria rritet me +8 vende. Renditet në top 15 vendet me ndryshimet më të mëdha pozitive”, ka shkruar Ekonomi në rrjetet sociale.
Megjithatë, Shqipëria ende është larg. Nga 136 vende, Shqipëria renditet në vendin e 98-të.
Turistët e huaj në Shqipëri kapin shifrën e 3.7 milionë personave, derisa një turist shpenzon rreth 395 dollarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












