Futboll
Shqipëria synon fitoren kundër Moldavisë
Shqipëria në eliminatoret luan kundër Moldavisë këtë të shtunë me fillim nga ora 20:45. Shqipëria në dy ndeshjet e fundit ka detyrim marrjen e tri pikëve, për të vazhduar si duhet misionin madhor për t’u kualifikuar në kampionatin europian.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, ka dalë sot para mediave, ku u është përgjigjur gazetarëve për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për eliminatoret e Euro 2024. Ai foli edhe për listën e futbollistëve të grumbulluar.
“Sigurisht që kemi moment delikat, sepse është fund sezoni dhe lojtarët janë të ngarkuar. Është situatë ku grupi duhet menaxhuar sa më mirë. Duhet menaxhuar intensiteti që lojtari të japë 100% në fushë dhe prandaj kemi zgjedhur 26 lojtarë. Duhet menaxhim i mirë, pasi kemi moment delikat” tha Sylvinho, përcjell albinfo.ch.
Pas paraqitjes së mirë në Poloni, por që nuk prodhoi asnjë pikë, këto dy ndeshje pret fitore.
“Mundësia për të fituar një ndeshje është, dhe përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikët, duhet ta tregojmë në fushë. Rezultati nuk është diçka që parashikohet, por duhet të dini se ne kemi 7 ndeshje, 7 finale që duhen fituar për të arritur objektivin. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë. Jam i bindur se në debutimin tim në Shqipëri para tifozëve do të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë”, u shpreh ai tutje, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











