Shqipëria
Shqipëria u kërkon shtetasve shqiptarë të largohen nga Ukraina
Ministria e Jashtme: Shqiptarë, largohuni nga Ukraina!
Sot, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë, përcjell albinfo.ch.
MEPJ përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar një gjë të tillë po e kërkon duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë.
”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe dhe SHBA-ja ka bërë me dije se pritet të evakuojnë ambasadën e tyre në Kiev, pasi zyrtarët e inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se një pushtim i Ukrainës nga Rusia është gjithnjë e më i afërt.
Zyrtarët amerikanë thanë se Departamenti i Shtetit planifikon t’ i njoftojë sot të gjithë stafin amerikan në ambasadën e Kievit se do t’u kërkohet të largohen nga vendi i tyre i punës përpara pushtimit rus.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit














