Shqipëria
Shqipëria vazhdon të ‘tkurret’
Sipas Listës së të Dhënave të Byrosë Botërore të Popullsisë 2017, numri i popullsisë në Shqipëri nga mesatarisht 2.9 milionë do të ulet në 2.6 milionë në 2050.
Harta tregon se Shqipëria ndodhet në mesin e shteteve që do të pësojnë tkurrje të popullsisë së tyre, por të lehtë.
Në rajon, tkurrjen më të madhe do ta ketë Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa mbipopullimi shihet në SHBA, Rusi, disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikane, shkruan ‘monitor’.
Sipas të dhënave të tjera të ofruara për Shqipërinë, theksohet se popullsia e moshës nën 15 vjeçe ka pësuar rritje me 18 %, ndërsa ajo mbi 65, rritje me 13 %, përcjell albinfo.ch.
Jetëgjatësia e shqiptarëve është 77 vjeç sipas raportit, ndërsa kemi 11 lindje për 1000 banorë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vitit 2016, sipas Instat kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












