Të tjera
Shqipëria, vendi mik i festivalit Cerealia 2024
Në datat 14 shtator – 31 tetor 2024 do të zhvillohet në Itali edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar “Cerealia – Festa e drithërave – Perëndesha e Tokës dhe Mesdheu”, përcjell albinfo.ch.
Cerealia përbën një festival ndërkombëtar ndërdisiplinor; ai i dedikohet gjithë kulturës së drithërave dhe merr frymëzim prej ritualesh të celebruara në Romën e Lashtë mes prillit e qershorit për nder të Perëndeshës së Tokës të Kultivuar Ceres e asaj Vesta, Perëndesha e Vatrës së Zjarrit të Shenjtë të qytetit. Nëntitulli Perëndesha e Tokës dhe Mesdheu i referohet dimensionit ndërkombëtar të festivalit, që vendos theksin tek shkëmbimet ndërkulturore në binjakëzimin e përvitshëm me një vend të këtij deti.
Ideator e organizator nismëtar i eventit shoqata kulturore Music Theatre International – M.Th.I. ETS, drejtuar nga Paola Sarcina. Mbështesin këtë edicion Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, Ministria italiane e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor e Pyjeve (MASAF), rajonet Pulja e Lacio, Roma Capitale (enti territorial administrator i territorit bashkiak roman), komuna Sezze e ARGA Lacio (Enti i gazetarëve të tematikave bujqësore të këtij rajoni).
Duke u shtrirë përtej përmasave të gastronomisë, Cerealia përqafon promovimin për publikun të traditave kulturore-artistike të vendeve mike, të cilave u ofrohet një dritare përfaqësimi.
Festivali hapet në 14 shtator, në 18.00, me një event kushtuar historisë e kulturës së Shqipërisë në kornizën e Villa Falconieri-t në Frascati. Eventi organizohet në bashkëpunim me Akademinë Vivarium novum, ISMEO (Instituti italian për Lindjen e Mesme e të Largët) dhe nën praninë e përfaqësive diplomatike të Sllovenisë e Shqipërisë.
Në panelin e tryezës së rrumbullakët “Një vështrim mbi Shqipërinë historike e bashkëkohore” do të flasin – nën moderimin e Paola Sarcina-s – presidenti i ISMEO Adriano Rossi, ai i Akademisë Vivarium novum Luigi Miraglia, profesori Julian Bogdani e gazetari Gjergji Kajana.
Takimet në kuadrin e Festivalit Cerealia 2024 do të jenë 36, të organizuara në Romë e 8 rajone italiane (Lacio, Siçili, Lombardi, Kampania, Molize, Piemont, Pulja, Kalabri). Do të jenë pjesë e programit vizita me guida, ekskursione në natyrë, degustim produktesh tipike mike të mjedisit, takime tematike e konferenca, laboratore për fëmijë e familje, koncerte. Përfshirë mes eventeve promovimi i arbëreshëve të Italisë (Romë 15 shtator, Kalabri 26 tetor në Çivita të Kozenca-s, Palermo 31 tetor), dialog letrar me temë zërin e gjinisë femërore mes shkrimtareve Olimbi Velaj e Eliza Çoba (Romë 24 shtator 17.30-19.30), dialog mbi kulturën shqiptare në ndërveprim me Italinë (Tarquinia 12 tetor 18-20), workshop thellimi mbi gastronominë identitare shqiptare me Dhurata Thanasi Daneri e pjesëmarrjen e psikologes Matilda Kosta e gazetares së tematikave agroushqimore Tiziana Briguglio (Romë 31 tetor 18.30 – 20.30).
LINK ME PROGRAMIN ZYRTAR TË FESTIVALIT CEREALIA 2024: https://www.cerealialudi.org/programma-cerealia-2023/.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












