Lajme
Shqiptares që iku nga Ukraina i ofrohet strehim nga një kosovar në Gjermani
Me të dëgjuar rrëfimin në televizion, kosovari shkoi personalisht në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.
Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj të vogël, pas fillimit të luftës në Ukrainë, vendosi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.
Ndërkaq kosovari, Sheip Pacolli, i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.
“Më në fund u takuam me Nellin. Nelli është e lodhur pak por tash është mirë edhe djali Ervini i vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.
Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo luftë dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin. /Tch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











