Tematike
Shqiptaret 14 vjeçare, “deputete” në Parlamentin Nacional të Zvicrës
Agnesa dhe Donjeta kanë marrë pjesë në sesionin rinor të Parlamentit Nacional, që është mbajtur në fillim të shtatorit të këtij viti.
Dy shqiptare, motra binjake nga Trubsachen-i i Bernës ndonëse kanë vetëm 14 vjet prapa vetes kanë një “karrierë” politike. Në fakt njëra nga motrat Blakaj, Agnesa, kishte fituar besimin për të marrë pjesë në sesionin rinor të Parlamentit Nacional , që është mbajtur në fillim të shtatorit të këtij viti.
Me votat e fituara në shkollat e lokalitetit ku jeton ka zënë njërin nga 200 vendet e Parlamentit. “Politika është ajo çfarë ne bëjmë nga ajo. Po, ne mundemi”. Ky ka qenë slogani i Agnesës , i cili i ka siguruar asaj votat për sesionin rinor të parlamentit. Në parlament ajo kishte me vete edhe motrën e saj binjake, Donjetën. Kjo e fundit nuk ishte zgjedhur por, ishte futur në listë pas dorëheqjes së një kandidateje tjetër.
Në grupet e punës, para se të hynin në ndërtesën e parlamentit, Agnesa dhe Donjeta bashkë me “deputetët” tjerë të rinj kishin përgatitur peticionet për të cilat pastaj është votuar në sallën e parlamentit, shkruan javorja zvicerane WOZ. Dy vajzat shqiptare që ndjekin klasën e nëntë janë angazhuar që mediet të mos i publikojnë etninë dhe religjionin e personave të përfshirë në vepra penale.
Përmes këtij ndalimi, sipas tyre, do të mbroheshin grupet etnike nga diskriminimi dhe sulmet raciste. Dhe, peticioni i tyre u miratua nga shumica e “parlamentit”. Madje ai do t`i dorëzohet për miratim edhe Qeverisë (së vërtetë) Federale. Ato besojnë se kërkesa e tyre do të trajtohet seriozisht dhe do të zbatohet në praktikë.
Meqë pjesëmarrësit në sesionin rinor vinin nga parti dhe orientime të ndryshme në parlament ishin zhvilluar mjaft diskutime të ashpra. Madje, siç thotë Agnesa, duke qeshur “ne silleshim `më të rritur` se anëtarët e parlamentit të vërtetë federal”.
Agnesa është prej një viti anëtare e Juso-s, (forumit rinor të Partisë Socialdemokrate).
Siç thotë ajo, interesimin për politikë ia ka ngjallur mësuesi në shkollën ku mëson ajo. Gjatë orëve të mësimit nxënësit kishin improvizuar emisionin e njohur për politikë “Arena”, dhe duke e parë angazhimin e saj, mësuesi e kshte trimëruar të angazhohej politikisht. Por, thotë Agnesa, “edhepse interesohesha për politikë, fillimisht mendoja se për shkak të prejardhjes së huaj nuk do të kem shanse”.
Mirëpo, pjesëmarrja në sesionin rinor i ka treguar se edhe kjo është e mundur. Atje Agnesa madje kishte mbajtur ehde një fjalim të shkurtër ku ishte angazhuar për peticionin. “ishte një përjetim vërtet interesant të qëndrosh para pultit të sallës së Parlamentit Nacional”, thotë ajo me admirim.
Me angazhimin e saj, Agnesa ka “infektuar” edhe binjaken tjetër, Donjetën. Edhe ajo synon të shkojë hapave të motrës.
Dy motrat me prejardhje nga Kosova jetojnë në Zvicër që nga mosha e tyre dyvjeçare. ndërkohë ato kanë shtetësinë zvicerane.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










