Lajme
Shqiptarët, adhuruesit më të mëdhenj të SHBA-ve
Sipas Gallup, Shqipëria dhe Kosova i japin mbështetje më të fuqishme lidershipit amerikan. Pas tyre radhiten: Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia
Shqipëria dhe Kosova prinë në listën e shteteve që i japin mbështetje të plotë lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Sipas Organizatës Gallup, lidershipi i SHBA-ve ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, ndërsa shqiptarët prinë në këtë listë.
Sipas Gallup, katër shtetet e tjera që i japin mbështetje lidershipit amerikan janë: Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia.
Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqësia e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.
Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike, si Hungaria, Kroacia, Maqedonia e Austria.
Siç raporton REL, Rusia thuhet ta ketë zëvendësuar Serbinë në vitin 2012, si një shtet evropian me miratimin më të ulët për lidershipin amerikan, vetëm 14 për qind.
Në sondazhin e Gallup thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president, ka qenë më dobët sesa në vitet paraprake.
Miratimi mesatar i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë 41 për qind në vitin 2012, krahasuar më 49 për qind sa ishte në vitin e parë të Obamës si president. Me gjithë këto shifra të ulëta, miratimi prapë mbetet më i lartë sesa që ishte në fund të administratës Bush.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












