Lajme
Shqiptarët duan t’u njihen vitet e punës në Itali
Komuniteti numëron 430 mijë persona, mes të cilëve 70 % ka një leje qendrimi afatgjatë
Emigrantët shqiptarë në Italia kanë nisur një peticion on-line, ku i kërkojnë qeverisë italiane që të njohë kontributet për efekt pensioni.
Në peticion evidentohet se Italia ka nënshkruar marrëveshje të dyanshme në fushën e sigurisë sociale me shtete të ndryshme.
Këto marrëveshje i mundësojnë personave që vijnë nga jashtë që të punojnë dhe të marrin përfitime njësoj si qytetarët e shtetit pritës, mes të cilave edhe pensionin, transmeton Scan.
“Mes marrëveshjeve, për fat të keq mungon Shqipëria. Në Itali komuniteti shqiptar është i integruar mirë dhe pjesë e strukturës sociale dhe prodhuese. Komuniteti numëron 430 mijë persona, mes të cilëve 70 % ka një leje qendrimi afatgjatë. Qytetarët shqiptarë po ndërtojnë në Itali të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, duke punuar këtu prej thuajse 30 vitesh, mbi të gjitha në ndërtim e bujqësi.
Dhe sot, një pjesë në rritje e tyre po vuan faktin se mesShqipërisë dhe Italisë nuk ekziston asnjë marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të pensioneve. Punëtorët shqiptarë në Itali që janë në prag pensioni kanë derdhur kontribute si në Shqipëri (para se të emigronin) ashtu edhe në Itali.
Mungesa e një marrëveshje mes dy shteteve nuk u lejon atyre që të dalin në pension si në vendin e tyre të origjinës ashtu edhe në atë të emigrimit, duke penalizuar kështu fashën e popullatës që ka sakrifikuar më shumë për këtë integrim që i mundëson sot të rinjve italo-shqiptarë që të jenë kaq të integruar në Itali” shkruhet në tekstin që shoqëron peticionin në change.org, përcjell albinfo.ch.
Më tej, në tekstin e peticionit evidentohet se pala shqiptare ka dëshmuar vullnet për të arritur në një marrëveshje.
Në fund, peticioni mbyllet me thirrjen drejtuar kryeministrit italian Giuseppe Conte që të negociohet dhe të miratohet me procedurë të përshpejtuar marrëveshja Itali-Shqipëri që u garanton punonjësve të të dy vendeve, njohjen e një të drejte themelore: pensionit.
Peticioni kërkon 5 mijë nënshkrime e deri më tani janë realizuar më shumë se 3 mijë e 800 të tilla.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













