Lajme
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, braktisin regjistrimin
Anëtarët shqiptarë të komisioneve regjistruese të Preshevës dhe Bujanocit, kanë braktisur komisionet në këto komuna
Arsyeja për këtë mbështetet në vendimin e 2 shtatorit të Kuvendit të deputetëve shqiptarë, që shqiptarët ta bojkotojnë regjistrimin e popullatës në Serbi.
Në Preshevë, në Komision ka mbetur vetëm një shqiptar, ndërsa në tërë komunën kanë mbetur 14 regjistrues. Kurse, në Bujanoc shqiptarët nuk kanë shkuar në komisione që nga 13 shtatori, ditë kjo kur shqiptarët protestuan për të drejtat e tyre.
E njëjta situatë është edhe me Medvegjën dhe si arsye kryesore përmendet fakti se listat nuk janë në gjuhën shqipe, por vetëm në atë serbe me shkrimin cirilik.
Në Entin Statistikor të Serbisë thonë se listat janë shtypur vetëm në një gjuhë, për shkak të përpunimit më të lehtë të shënimeve, për çka nuk është përdorur asnjë gjuhë e bashkësive tjera etnike.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











