Integrimi
Shqiptarët e suksesshëm në Amerikë
Që prej 15 vitesh operojnë me një biznes automjetesh luksoze me qera në Amerikë. Kjo kompani ka nën pronësi 450 automjete dhe 230 të punësuar
Kanë emigruar për arsye ekonomike, politike e sociale dhe ia kanë dalë të ndërtojnë biznese në një nga vendet më të zhvilluara të botës, në Amerikë. Pavarësisht se çfarë sfidash kanë kaluar në jetën e tyre personale e profesionale, me bizneset e tyre kanë krijuar një emër dhe kanë ngritur lart imazhin e vendlindjes së tyre, shkruan “Business Magazine”.
Ja disa nga bizneset dhe biznesmenët shqiptarë në Amerikë, që kanë qenë shumë të suksesshëm në tokën e ëndrrave, përcjell albinfo.ch.
Familja Bajrami
Desert Sedan Limo (DSL) quhet kompania e familjes Bajrami nga Kosova. Që prej 15 vitesh operojnë me një biznes automjetesh luksoze me qera në Amerikë. Kjo kompani ka nën pronësi 450 automjete dhe 230 të punësuar. Desert Sedan Limo ofron shërbime për klientë të ndryshëm përmes transportit me limuzinë, transportit me autobusë, me sedane etj. Shërbimi i kësaj kompanie ofrohet edhe në Arizona. Në planet e tyre është një degëzim i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë. Puna plani i ri sapo ka filluar. Ata besojnë se brenda 3 vitesh do të jenë të pranishëm edhe në trojet shqiptare.
Gëzim Gashi ka ëndërruar gjithmonë të jetë sipërmarrës dhe në fakt ia ka dalë. Ai është shqiptari, i cili njihet në Suedi për “Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI). Kompania e tij “By Gezim Gashi” në partneritet me Oaks Christian School, themeluan Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI), i cili hapet në Gusht të këtij viti. Kjo sipërmarrje do të përfshijë degë studimi si songwriting, music production, film, marketing, menaxhim, markë, art vizual, teatër, vetëm për studentë të shkollave të mesme.
Gjergji Dollapi, quhet shqiptari që ka hapur në Amerikë biznesin e quajtur “Cafe Chocolat”. Kafeneja, është një gërshetim i çokollatave dhe espresso bar. Ai gjendet afër Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan, por mbi të gjitha në një zonë të shquar për qendra akademike, institute studimesh, qendrash të veprimtarisë diplomatike, muzeume etj. Cafe Chocolat gjendet në adresën 1423 H Street NW, Washington, DC 20005.
Silvana Çumani ka ngritur klinikën e saj dentare në Amerikë. Në 2005 hapi klinikën e saj dentare në South Philly. Në fillim punonte dy ditë në klinikën e saj dhe tre ditë në një klinikë tjetër. Ajo ka rreth 30 punonjës, 12 prej të cilëve shqiptarë. Sot qendra e saj mjekësore: “SILVANA CUMANI DMD AND ASSOC, PC” , ka një emër të nderuar, tanimë jo vetëm midis shqiptarëve por më së miri edhe mes amerikanëve. Raporti i klientëve ka ndryshuar, ku shqiptarët zënë me pak se 30 % të tyre. Klinika është pajisur me aparatura të kohës për kontrollin panoramik tredimesinal. Çdo gjë është e dixhitalizar dhe kompjuterizuar.
Jani Boro ka punuar bletar në institucionet shtetërore deri në ndërrimin e sistemit. Në Amerikë shkoi falë një lotarie dhe në vitin 2008, bashkë me gruan e dy djemtë u vendos në qytetin Rochester, në shtetin e New York-ut. Krahas punës që bënte në restorant, nuk e linte pas dore bletarinë që e ka shumë pasion. Në bisedat me shokë e miq, arriti të sigurojë bletë qysh vitin e parë që mbërriti në Amerikë. Sot ka mbi 30 koshere. Duke biseduar me Janin, ai tregon se këtu ka shumë lloj lulesh e pemësh, por sezoni i tyre është i shkurtër, rreth një muaj, pasi bën ftohtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











