Shqipëria
Shqiptarët frikësohen të udhëtojnë drejt Italisë
Situata e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit ka frikësuar shqiptarët të udhëtojnë drejt Italisë
Përfaqësues të kompanive ajrore pohuan për “Monitor” se fluturimet me Italinë janë ulur 50 për qind, krahasuar me periudhë normale te vitit. Reduktim regjistruan edhe shitjet me rezervim të fluturimeve të ardhshme. Kompanitë shprehen se biletat me rezervim ranë me 50 për qind, tendencë kjo më e theksuar, sidomos për zonën e Lombardisë, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kompanitë ajrore raportohet se kanë reduktuar disa nga frekuencat e fluturimeve për periudhën mars deri në fund të muajit prill. Kthimi i fluturimeve në frekuencat e mëparshme do të rinisë pas stabilizimit të situatës me Italinë.
AlItalia psh ka reduktuar frekuencën e fluturimeve nga Tirana drejt Romës në dy në ditë për gjithë muajin mars, nga tre në ditë që ishin në periudhë normale, duke hequr fluturimin e mëngjesit. Edhe nga Roma në Tiranë janë dy fluturime në ditë (është hequr fluturimi i darkës).
Air Albania ditën e diel anuloi tre fluturime drejt Italisë dhe këto anulime vijuan dhe të hënën, duke cituar arsye operacionale.
Kompanitë ajrore, gjithashtu po përpiqen të marrin masa për rritjen e eficencës në monitorimin e kostove, që mos ketë ndikime fatale në përfitueshmërinë e aktivitetit ekonomik.
Pavarësisht se çmimet janë të ulëta, kompanitë ajrore pohojnë se po fluturojnë me gjysmë avioni, sidomos për vendet, si Milano, Verona dhe Roma.
Për shkak të situatës së rënduar në Itali, kompania e fluturimeve ajrore “AlItalia”, nxori në asistencë të përkohshme 4 mijë punonjës.
Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport. Pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019.
Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n. Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, i treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë.
Rëndohet situata me linjat ajrore në Itali, preket turizmi
Italia është shteti më i prekura nga udhëtimet ajrore për shkak të frikës nga koronavirus. Situata po ndikon te turizmi. Sipas raportimeve të mediave në Itali janë anuluar një numër i lartë rezervimesh që kishte pasur për festën e pashkëve në prill.
Në Itali për rastin e udhëtimeve shkollore, të pezulluara në të gjithë territorin kombëtar, sigurohet kthim i pagesave të paradhënies ose shitjeve. Sa i përket udhëtimit privat, legjislacioni ekzistues parashikon se nëse afatet për anulimin kanë skaduar, varet nga disponueshmëria e strukturës për të vlerësuar nëse do t’i ktheni ato apo jo, por sipas ligjit nuk ka asnjë dispozitë .
Në Itali, segmenti i turizmit vlen një total prej 146 miliardë eurosh: një shifër e barabartë me 12% të PBB-së, e krijuar nga një zinxhir prej 216 mijë njësish akomodimi dhe 12 mijë agjenci udhëtimesh. Përhapja e koronavirusit ka bërë që disa qeveri, nga Irlanda në Izrael, të përfshijnë Italinë midis vendeve “jo të rekomanduara” për vizita kënaqësie dhe “jo rekomanduar rreptësishtë” për udhëtime biznesi, shkruajnë mediat.
Australia dhe Izraeli kufizojnë fluturimet, masat në SHBA
Qeveria australiane ka vendosur kufizime të ashpra për fluturimet me Italinë. Kryeministri Scott Morrison saktësoi që udhëtarët nga Italia do të përballen me “masa të avancuara të shqyrtimit”, që do të thotë se më shumë pyetje do të bëhen pas check-in dhe se pas mbërritjes në Australi temperatura e tyre do të matet. Vendimi u mor në fund të takimit të sigurisë kombëtare të kabinetit federal, pas një raporti nga komiteti kryesor i mbrojtjes shëndetësore, i cili rekomandoi forcimin e masave parandaluese.
Izraeli gjithashtu njoftoi disa ditë më parë se ndalon hyrjen e qytetarëve italianë në vend, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Dhoma Federale e Shteteve të Bashkuara dhe Senati kanë arritur një marrëveshje për të ndarë 8.3 miliardë dollarë në masa emergjente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Dhoma e ka aprovuar tashmë masën, ndërsa Senati prioritet të japë dritën jeshile.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













