Lajme
Shqiptarët korrektë me lëvizjen e lirë në zonën Shengen
Dinamika e lëvizjes nga Shqipëria është mbi 11. 569. 303 herë që kanë dalë dhe kanë hyrë në Shqipëri, nga dita e liberalizimit të vizave deri në fund të muajit nëntor
Shqiptarët i kanë respektuar rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen dhe kjo është një histori suksesi. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka duke raportuar për procesin e liberalizimit të vizave në Komisionin parlamentar të Integrimit.
“Nga dita e fillimit të lëvizjes pa viza, deri më sot rezulton se mbi 1. 895. 100 shtetas shqiptarë kanë përdorur pasaporta biometrike për të qarkulluar jashtë vendit. Kurse dinamika e lëvizjes nga Republika e Shqipërisë është mbi 11. 569. 303 herë që kanë dalë dhe kanë hyrë në Shqipëri, nga dita e liberalizimit të vizave deri në fund të muajit nëntor”, vlerësoi Noka.
Por, sipas tij, pavarësisht masave të marra nuk janë shmangur rastet e azilkërkuesve.
“Qeveria është vlerësuar nga BE-ja për masat e marra por pavarësisht masave nuk janë shmangur raste të kërkesave për azil. Problemin e azilkërkuesve e kemi kapur që në gjenezë. Në total, numri shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian deri në fund të muajit nëntor të vitit në vijim është 4213”, deklaroi Noka.
Gjithashtu Ministri i Brendshëmi Shqipërisë ka deklaruar se do të ketë konsultime me opozitën për çështjen e dhënies së shtetësisë me origjinë etnike shqiptare.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













