Shqipëria
Shqiptaret lindin më pak, ndikon edhe emigracioni
Numri i bebeve që lindin po reduktohet nga viti në vit. Sipas raportit më të fundit të INSTAT-it, lindjet për vitin 2018 kanë rënë me 17.4 për qind, kambanë alarmi kjo për qeverinë.
Më 1 janar të vitit 2019 kemi pothuajse 3.700 meshkuj më pak të moshës 0-4 vjeç dhe gati 3.000 femra më pak të po kësaj moshe, krahasuar me 1 janarin e vitit 2018, vetëm për shkak se gratë shqiptare kanë ulur numrin e lindjeve.
“Dy janë arsyet kryesore. Së pari, sepse të rinjtë vendosin të bëhen prindër në një moshë më të madhe sesa dikur. Kjo për faktin sepse ata preferojnë të forcojnë pozitat e tyre të karrierës paraprakisht, e më pas të bëhen prindër. Ndërkohë që prindërit bënin disa fëmijë, sot është shumë e vështirë të kesh më shumë se dy lindje”, thotë Brikena Dedo, mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr. 8, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E parë në aspektin social, ulja e numrit të lindjeve është një prirje e vendeve të zhvilluara, por për Shqipërinë, sipas sociologëve, duket e sforcuar, ndërkohë që shumë po emigrojnë dhe shqiptarët po lindin jashtë.
“Kjo prirje është e sforcuar, sepse shumë nëna shqiptare kanë dëshirë të lindin fëmijë, por nuk kanë kushtet minimale për të mirërritur fëmijët e tyre. Emigrimi, kryesisht i të rinjve të moshës 18-40 vjeç, bën që një pjesë e lindjeve të realizohen jashtë Shqipërisë. Por, shumica dërrmuese e atyre që lindin jashtë vendit, vështirë se do të kthehen në Shqipëri. Një hemorragji e madhe gjaku shqiptar nëpër botë do të bëjë që ndoshta në një të ardhme jo të largët, me shumë dhimbje e them, ne të humbim atdheun, të humbim Shqipërinë”, deklaroi Zyhdi Dervishi, sociolog.
Sociologu i njohur Zyhdi Dervishi propozon edhe çfarë duhet bërë për të shpëtuar nga ky fenomen.
“Të trajtohen me përparësi kombëtare nënat që lindin fëmijë, që për 3 vjet pas lindjes të paguhen me pagë të plotë dhe të mirërrisin fëmijën. Kjo do të ishte pa dyshim një zgjidhje që duket utopike, duket pak futuriste, por në fakt është një zgjidhje realiste, sepse i siguron ardhshmëri kombit shqiptar në Ballkan”, tha sociologu Zyhdi Dervishi.
Një ndër politikat e qeverisë këtë vit ishte shpërblimi me bonus për nënën, për fëmijën e parë 40 mijë lekë; për të dytin 80 mijë lekë; dhe për fëmijën e tretë 120 mijë lekë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih














