Lajme
Shqiptarët në Kroaci do të bëhen me Shtëpi Kulture
Ministria e Diasporës në Shqipëri ka kohë që është angazhuar për diasporën në mënyrë intensive përmes themelimit të institucioneve të ndryshme edukativo-kulturore
Në vazhdën e këtij angazhimi, nga 5 tetori shqiptarët në Kroaci do të bëhen me Shtëpi Kulturore, shkruan kultplus.
“Më 5 tetor në Karllovc, Kroaci, nis punën Shtëpia Kulturore Shqiptare, misioni i së cilës është promovimi i kulturës kombëtare dhe mbështetja e shqiptarëve në shoqërinë kroate”.
“Aty do të realizohen aktivitete të ndryshme nga Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karllovcit, së bashku me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare në këtë qytet. Gjatë ceremonisë së hapjes do të diskutohet për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në këtë qytet”, ka shkruar në Facebook nministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet













