Shqipëria
Shqiptarët nuk i lënë gratë të punojnë!
Sipas të dhënave të tabelës së raportit, Shqipëria nuk ka kuota për gratë në bordet e korporatave, në Këshillat Bashkiake, për vendet në Parlament, ndërsa ka një kuotë prej 30% në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe këshillave bashkiakë
Sipas një raporti të Bankës Botërore në vitin 2018, Shqipëria bashkë me shtatë vende të tjera të Evropës aplikon të paktën një kufizim për punësimin e grave.
Sipas të dhënave të tabelës së raportit, Shqipëria nuk ka kuota për gratë në bordet e korporatave, në Këshillat Bashkiake, për vendet në Parlament, ndërsa ka një kuotë prej 30% në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe këshillave bashkiakë (në shtetet e tjera kjo kuotë varion përgjithësisht nga 40-50%).
Banka ka gjetur se, boshllëqet gjinore krijojnë të ardhura të ulëta. Hulumtimet tregojnë shkaktojnë 15 % humbje të ardhurash në ekonomitë e zhvilluara. Këto humbje janë dukshëm më të larta në vendet në zhvillim, shkruan ‘Monitor’.
Përveç kësaj, dallimet gjinore ligjore vlerësohet së pengojnë pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës. Studimi vlerëson se për disa ekonomi pabarazia në të ardhurat për frymë i dedikohet pikërisht pabarazisë gjinore.
Gjetjet e Bankës Botërore tregojnë se ligjet mund të ndikojnë barazinë ekonomike të grave, përcjell albinfo.ch.
Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, gratë filluan të marrin patenta në shekullin e 19-të.
Mundësitë e barabarta i lejojnë gratë të bëjnë zgjedhjet që janë të mira për ta, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre. Por mundësitë e barabarta në punë apo biznes nuk ekzistojnë ku dallimet ligjore gjinore janë mbizotëruese.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












