Lajme
Shqiptarët, pa asnjë deputet në Diasporë
Në njësinë zgjedhore në Evropë, kandidati i VMRO-DPMNE-së ka fituar 1.465, LSDM 154 vota, BDI 402, VMRO-Popullore 54, si dhe PDSH 40 vota
Rezultatet e para jozyrtare, tregojnë se asnjëri nga kandidatët shqiptarë në diasporë nuk ka arritur të fitojë vota të mjaftueshme për të zënë një ulëse në parlamentin e Maqedonisë, kurse tre deputetët i ka fituar partia VMRO-DPMNE.
Edhe pse kemi të bëjmë me numër të madh të shqiptarëve në diasporë në krahsim me numrin e maqedonasve, këta të fundit kanë fituar zgjedhjet jashtë vendit për shkak të organizimit më të madh që kanë bë partitë maqedonase, posaçërisht partia në pushtet VMRO-DPMNE.
Sipas rezultateve jozyrtare, kandidatët e partisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, kanë fituar në njësinë e 7 zgjedhore në Evropë, ku kandidati i VMRO-DPMNE, Risto Mancev ka fituar 1.465 vota, LSDM 154 vota, BDI 402, VMRO-Popullore 54 si dhe PDSH 40 vota, bëjnë të ditur agjensitë e lajmeve në Shkup.
Kandidati i VMRO-DPMNE, Pavle Sazdov ka fituar edhe në Amerikë dhe Kanada ku ka fituar 560 vota, LSDM 82 vota, SDU 242 dhe partitë e tjera. Në njësinë e 9 zgjedhore Australi-Azi gjithashtu ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE, Milorad Dodevski me 549 vota. Asnjë nga kandidatët shqiptarë nuk ka fituar në diasporë, ndërsa në njësinë e 8 u bojkotuan këto zgjedhje nga ana e diasporës shqiptaro-amerikane.
Nga ana tjetër partitë shqiptare kanë treguar interesim të vogël për votat e mërgimtarëve shqiptarë.
Fitorja e kandidatëve maqedonas në diasporë do të minimizojë edhe më tepër peshën politike të shqiptarëve në Parlamentin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









