Shqipëria
Shqiptarët po braktisin shtetësinë, nga emigrantë në shtetas evropianë
Nga emigrant në shtetas evropian. Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar pati 844 kërkesa për lënie shtetësie, 14 më shumë se në 2022-shin.
“Kjo është një vulë që këta të rinj, individë apo familje do të kenë një përqindje edhe më të ulët për t’u kthyer në Shqipëri.”, thotë për A2 Eldisa Cirogu, eksperte e emigracionit.
Pjesa më e madhe e atyre që heqin dorë nga shtetësia janë në grup-moshën 30 deri në 39 vjeç, ndjekur nga ata 40-49 vjeç.
Po çfarë po i detyron shqiptar, veçanërisht të rinjtë që të ikin pa kthim?
“Po normal. Të gjithë do të largohen. Për një jetë më të mirë. Janë pagat, por edhe jeta e përditshme që detyrojnë të ikim.”, shprehen studentët, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë se në 10 vitet e fundit ka pasur 5 mijë e 811 kërkesa për leninë e shtetësisë shqiptare. Më shumë se sa numri i përgjithshëm, më shqetësuese është ecuria rritëse në vite e braktisjes së pasaportës.
“Është një formë dorëzimi. Efektet po i ndjejmë. Nuk është perceptim. Po hasim një krizë demografike. Do vuajmë ndoshta një krizë sociale. Kjo për shkak se mungojnë politikat.”, thotë Eldisa Cirogu.
Sipas të dhënave nga Instituti Evropian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë njërit nga vendet e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë Dy kërkesa që lidhen me luftën në Iran u refuzuan, ndërsa një fluturim mirëmbajtjeje dhe dy... -
Ndeshja St. Gallen : Lugano shtyhet për shkak të borës -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku












