Shqipëria
Shqiptarët po kërkojnë azil më së shumti në Britaninë e Madhe
Të dhënat e fundit nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se shqiptarët janë duke kërkuar më shumë azil në Britaninë e Madhe.
Sipas të dhënave të qeverisë britanike, 11790 aplikime për azil janë paraqitur nga shtetasit shqiptarë gjashtë muajt e parë të vitit 2023.
Shqiptarët renditen të parët për numrin e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, ndërkohë që në vend të dytë renditen shtetasit nga Afganistani me rreth 10 mijë kërkesa, shkruan Zëri i Amerikës.
Sipas autoriteteve britanike, 7557 persona me shtetësi shqiptare mbërritën në Angli me varka, por ky numër është më i ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022.
Ndërkohë të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) 690 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, nga të cilat 531 për herë të parë.
Sipas autoriteteve evropiane të azilit, 3635 kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa gjatë muajit maj u dhanë vetëm 722 vendime.
Nga vendimet e dhëna, sipas statistikave të Agjencisë Evropiane për Azilin, 93% e tyre ishin negative dhe vetëm 7% ishin pozitive, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarët renditen të katërtit për nga numri i aplikimeve për azil dhe kërkesat në pritje në vendet e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












