Shqipëria
Shqiptarët, të parët në rajon për pushime
1 Maji në Shqipëri prej vitesh e ka humbur simbolikën, duke u kthyer në një ditë pushimi, kryesisht për punonjësit e administratës shtetërore, ndërsa në sektorin privat jo të gjithë pushojnë. Mbrojtja ligjore për punët jashtë orarit dhe ditëve të pushimit në Shqipëri është tejet e ulët.
Sipas INSTAT, që i referohet vitit 2017, në Shqipëri punohet mesatarisht 2,173 orë në vit, ose rreth 42 orë pune në javë. Ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD-së është 1764 orë. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 409 orë më shumë, përcjell albinfo.ch.
Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD-së janë ato të Evropës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.
Por, pavarësisht orarit të zgjatura, ditët zyrtare të pushimit në Shqipëri ka më shumë se sa vendet e rajonit. Nga festat e Vitit të Ri deri te Dita e Flamurit dhe lejet vjetore shqiptarët kanë 34 ditë pushimi të paguara.
Në Malin e Zi, sipas të dhënave janë 8 ditë pushimi zyrtar. E në Kosovë, duke iu referuar të dhënave zyrtare, ka rreth 9 ditë pushimi, përveç të shtunave dhe të dielave dhe ditëve kur pushimet i bien gjatë fundjavës. Në Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë janë rreth 11 ditë zyrtare pushimi.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












