Kosova
Shqiptarëve u kushton më shumë se evropianëve një dietë e shëndetshme
Për një dietë të shëndetshme, një shqiptari i duhet të paguajë 30 për qind më shumë se një austriak, 40 për qind më shumë se një danez apo 25 për qind më shumë se një italian.
Për një dietë të shëndetshme, një shqiptari i duhet të paguajë 30 për qind më shumë se një austriak, 40 për qind më shumë se një danez apo 25 për qind më shumë se një italian.
Një raport i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) në Kombet e Bashkuara vlerëson se për një dietë të shëndetshme në ditë një qytetari në Shqipëri i duhet të paguajë më shumë se 4.1 dollarë në ditë.
Kjo shifër i takon vitit 2020, të fundit të raportuar dhe në raport me vitin 2019 kostoja është në rritje, edhe pse ajo mbetet në shifra modeste prej 2 për qind. Ndërkaq një qytetari në Austri kostoja e një diete të shëndetshme i rezulton 2.98 dollarë, raporton Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Në rajon Serbia dhe Kroacia kanë kostot më të larta për një dietë të shëndetshme me mbi 4.2 dollarë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut me 3.42 USD në ditë dhe Mali i Zi me 3.49 USD.
Në përqindje njerëzit që e kanë të pamundur të përballojnë një dietë të shëndetshme në Shqipëri llogariten në 20.1 për qind të popullsisë, një shifër që ka ardhur në rritje në raport me vitin 2019 kur ky nivel ishte 19.8 për qind. Raporti llogarit se janë përafërsisht 600 mijë njerëz që nuk përballojnë koston e një diete të shëndetshme.
Raporti vërën se ka një përpjekje të vazhdueshme për të ulur koston e dietës së shëndetshme që të bëhet e përballueshme për të gjithë, por rol kyç luajnë politikat e qeverive.
Sipas raportit në rastin e vendeve me të ardhura të ulëta për shembull kostoja e një diete të shëndetshme dhe dietave aktuale shihet se rritet në mënyrë marxhinale kur subvencionet fiskale kalojnë nga prodhuesit tek konsumatorët për dy arsye: rritja e kërkesës për importe për ushqim në vendet e me të ardhura të ulëta në pjesën tjetër të botës rrit çmimet dhe së dyti ka subvencione të kufizuara në këto vende për të rialokuar për incentiva domethënëse mbi kërkesën për ushqime të shëndetshme.
Qeveritë anekënd botës, sipas statistikave, alokojnë mesatarisht 630 miliardë dollarë si (referuar viteve 2013-2018) për sektorin e ushqimit dhe bujqësisë. Mbështetja e prodhimeve bujqësore të targetuara është mesatarisht 446 milionë USD në vit, në terma neto, duke llogaritur së bashku incentivat dhe discentivat e çmimit për fermerët./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












