Integrimi
Shqiptari “fiton” 43 milionë euro në kazino
Behar Merlaku ka pasur pasur një fat të jashtzakonshëm duke fituar një shumë maramendëse në kazino, por nuk merr asnjë cent të vetëm
Ai ka pasur një fat të jashtzakonshëm, por nuk merr asnjë cent të vetëm. Shqiptari Behar Merlaku (26) nga Dietikon ZH ka qenë duke e provuar fatin e tij në një kazino të Austrisë, në Bregenz.
“Për një çast, u ndezën të gjitha dritat, filloi muzika, gjithçka ushtonte”, ka deklaruar Behari për “Blick”. Fitim mahnitës, në tabelën e kazinos shfaqet shifra prej 42.949.672,86 euro. “Ishte një ndjenjë e jashtzakonshme. Bashkëshortja ime ishte pranë meje, menjëherë filluam festën dhe idenë se si do t`i shfrytëzojmë të hollat: shtëpi, veturë, pushime etj.
Të gjithë ngjarjen e incizova me celular, pasi gjithçka dukej si në ëndërr”, vazhdon Behari. Por, ëndrra ishte shumë e shkurtër, pasi para tij paraqitet drejtroi i kazinos dhe i tregon atij se bëhet fjalë për një defect të aparatit dhe se jackpot është aktivizuar pas një defekti teknik të tij. Një nëpunës i kazinos e kishte hequr shpejt çipin e aparatit duke u zhdukur shumë shpejt nga vendi i ngjarjes.
Behari reagon shpejt, por nga kazinoja i thonë se duhet të largohet nga aty. Pas disa orësh zënke verbale, në kazino vjen edhe policia, e cila merr gjithçka me vete, ndërsa shqiptari i mllefosur, e angazhon një avokat, duke ngritur kallëzim penal ndaj kazinos në fjalë. Humbja e 43 milionë euro, e ka depresionuar rëndë shqiptarin e ri.
“E gjithë ngjarja më ngarkon tepër psikikisht, nervat më janë dobësuar, aspak nuk mund të fle. Për fat të mirë, javën e kaluar e përjetova një çast të lumtur, pasi në jetë erdhi biri im Erioni”.
Behari tregohet “luftarak”, ai dëshiron të përfundojë rastin, pot ë jetë nevoja edhe deri në fund të jetës. Televizioni shtetëror austriak ORF, ka theksuar se sipas “Casinos Austria” bëhet fjalë për një defekt teknik dhe se ajo nuk do të paguajë asgjë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












