Integrimi
Shqiptari i Kosovës blen 2500 euro pasaportë false, ndalohet në Gjermani
Një banor i Kosovës është ndaluar të hënën në aeroportin e Munihut me një pasaportë daneze. Burri ishte habitur kur atij organet e shtetit gjerman i treguan se pasaporta e tij ishte false. Për këtë ai kishte paguar 2500 euro.
Ishte nisur me aeroplan nga Prishtina për në aeroportin e Munihut. Në kontrollin e pasaportave, zyrtarëve gjermanë ua tregon një pasaportë daneze. Deri këtu për kosovarin ishte gjithçka në rregull, sepse ai kishte një pasaportë evropiane. Kur zyrtarët gjermanë i treguan se pasaporta e tij është false, ai mbeti i habitur. Si rrjedhojë, u arrestua, shkruan abendzeitung-muenchen.de.
Gjatë marrjes në pyetje, kosovari ishte i bindur se pasaporta e tij është origjinale, ndonëse ka treguar se e ka blerë për 2500 euro. Ai ka thënë se pasaportën e ka blerë nga një maqedonas, të cilin e kishte njohur pesë muaj më parë, derisa i kishte ndihmuar atij për rregullimin e një defekti në veturë, njofton albinfo.ch.
Për shkak të situatës së vështirë në Kosovë, i panjohuri i kishte bërë një ofertë kosovarit. Ai i kishte thënë se me anë të firmës të cilën e posedonte në Danimarkë, mund t’ia bëjë një dokument legal. Maqedonasit i ka mjaftuar vetëm certifikata e lindjes së shqiptarit që ky i fundit të pajiset me një pasaportë evropiane.
Banori i Kosovës e kishte pyetur të panjohurin që a mund të lëvizë me këtë pasaportë. Ai e kishte siguruar se gjithçka është në rregull. Kosovari ishte nisur për të vizituar vajzën e tij, e cila banon në Bayreuch të Gjermanisë. Ai ka thënë se mundësia për të pasur një vizë për vizitë të vajza e tij asnjëherë nuk është marrë parasysh.
Gazeta gjermane shkruan se edhe në qoftë se qëllimi i kosovarit nuk ka pasur asnjë të keqe dhe ai nuk ka qenë në dijeni se pasaporta e tij është false, megjithatë 44-vjeçari vazhdon të jetë përgjegjës për këtë veprim dhe kthimi i tij për në Kosovë do të bëhet menjëherë në mëngjes të datës 9 dhjetor për në aeroportin e Prishtinës.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











