Newsletter Media
Shqiptari i vjedh 102 mijë euro agjentit austriak të drogës
Të mërkurën, një shqiptar 27 vjeçar nga Salzburgu i Austrisë ka dalë para gjyqit, për shkak se ai dyshohet që në bashkëpunim me një bashkëpunëtor të tij, ia kanë vjedhur agjentit të drogës më shumë se 100 mijë euro
Policia austriake kishte angazhuar një agjent të maskuar që të bënte pazar rreth blerjes së shtatë kilogramëve heroinë me një çmim për 102 mijë euro nga një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij. Por ndërmarrja kishte dështuar. Bashkëpunëtori i shqiptarit, që sipas disa gazetave austriake edhe ai është shqiptar, arrin t’ia vjedh paratë agjentit pa ia dhënë fare “mallin”. Shqiptari arrestohet, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, ndonëse dihet identiteti, policia austriake nuk ka asnjë gjurmë, raporton “albinfo.ch”.
Të mërkurën, një shqiptar 27 vjeçar nga Salzburgu i Austrisë ka dalë para gjyqit, për shkak se ai dyshohet që në bashkëpunim me një bashkëpunëtor të tij, ia kanë vjedhur agjentit të drogës më shumë se 100 mijë euro. Sipas të dhënave, thuhet se ata i kanë marrë paratë nga agjenti për shtatë kilogramë heroinë dhe kanë ikur, shkruajnë mediat austriake.
Në fund të 2015 të akuzuarit ishin takuar për herë të parë me agjentin e policisë në një parking në qendrën e Aeroportit të Salzburgut. I gjithë “biznesi” mes tyre u bë vetëm me një shtrëngim duarsh. Pas takimit policia e trafikut e ndaloi 27 vjeçarin në kuadër të një kinse kontrolle rutinore dhe gjeti identitetin e tij.
Një muaj më vonë, ai me bashkëpunëtorin e tij shkojnë në parkingun e një restoranti të ushqimit të shpejtë në Eugendorf (Flachgau) ku kishin planifikuar të bënin dorëzimin e materialit. Bashkëpunëtori i shqiptarit hip në veturën e agjentit për t’u siguruar që paratë prej më shumë se 100 mijë euro nuk ishin të falsifikuara. Pasi që ai mori tubat e parave për t’i kontrolluar, papritmas e goditi agjentin e drogës dhe më pas kërceu nga makina dhe iku këmbë në drejtim të autostradës. Pas tij iuku edhe bashkëpunëtori i tij. Por ai u kap dhe pikërisht ai është duke u përballur me gjyqin. Ndërkohë ende nuk dihet vendndodhja e personit kryesor në këtë mes, atij që ka marrë 102 mijë eurot.
Identiteti i bashkëpunëtorit të shqiptarit tashmë është i njohur, por sipas gazetave austriake nuk ka asnjë gjurmë rreth atij personi dhe as parave. I arrestuari kishte dalë para gjyqit edhe gjatë muajt gusht, por atëherë seanca u shty për shkak të problemeve të komunikimit.
Për mediat austriake, ky është një dështim i policisë austriake.
Procesi gjyqësor është shtyrë për shkak se ende nuk është sqaruar sa duhet roli i agjentit të fshehur.
Të tjera nga Newsletter Media
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit













