Lajme
Shqiptari Kaltrin Murati fiton çmimin “Polici i vitit” në Vjenë
Në një votim online, me afër 70 mijë vota, shqiptari Kaltrin Murati zgjidhet polic i vitit në Vjenë, raporton albinfo.at
Çdo vit gazeta austriake “Krone” nominon në një garë gjashtë policë, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kanë treguar suksese në mbrojtjen dhe sigurinë e popullatës në Vjenë. Me anë të votimit online, lexuesit e gazetës përgjatë një muaji mund të zgjedhin pastaj policin e tyre të preferuar. Më pas, gjatë një mbrëmje gala, bëhen të ditura rezultatet si dhe ndahen çmimet, shkruan albinfo.at.
Të mërkurën, më 13 mars, në Bashkinë e Vjenës, Rathaus, në mesin e 400 mysafirëve u ndanë edhe çmimet e “Oscar për policë të vitit”, të cilat u ndanë në gjashtë kategori, dhe dy çmime speciale, përfshirë edhe çmimin kryesor për Policin e vitit. Trofeu për policin më të mirë në Vjenë, me afër 70 mijë vota, e fitoi inspektori shqiptar, Kaltrin Murati.
Polici Murati këtë çmim e fitoi për arritjet e tij të sukseshme në luftën kundër kontrabandave dhe trafikantëve të drogës.
Inspektori policor, pas pranimit të çmimit, i emocionuar, theksoi: “Faleminderit! Ky çmim do të thotë shumë për mua. Secili nga kolegët e mi gjithashtu do ta meritonte”, shkruan krone.at, transmeton albinfo.at.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner (ÖVP) dhe shefi i Policisë së Vjenës, Gerhard Pürstl, falënderuan të gjithë policët për angazhimin e tyre të madh dhe theksuan bashkëpunimin e mirë midis qeverisë federale dhe Vjenës për çështjet e sigurisë.
I kontaktuar nga albinfo.at, polici Murati shprehet shumë i lumtur për këtë çmim.
“Jam shumë i lumtur. Është një vlerësim shumë i madh që bëhet për punën time. Falënderoj gjithë popullatën e Vjenës për votën dhe besimin ndaj meje. Do të angazhohem sa më shumë që të jem në shërbim të popullatës, që Vjenën ta bëjmë një qytet të sigurt për secilin banor”, ka theksuar ai.
Polici Kaltrin Murati është i lindur në Vjenë, por me prejardhje nga Tetova. Babai i tij kishte migruar në Austri që në moshë të re. Kaltrini shërben në Policinë e Vjenës që nga viti 2015. Aktualisht është i stacionuar në “Stadtpolizieikommando”, në stacionin e policisë në Stumpergasse në Qarkun 6, në Margareten, kurse shërben në qarkun 4,5 dhe 6. Puna e tij është mbikëqyrja e rendit, komunikacionit dhe lëndëve narkotike
Gjatë karrierës si polic, Kaltrini ka fituar disa mirënjohje për punën dhe sakrificën e tij, ndërsa për këtë çmim ai ishte i nominuar edhe dy herë të tjera.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët












