Shqipëria
Shqiptari në Greqi vrau gruan dhe u hodh nga ballkoni
Komuniteti i Sindos në Selanik është tronditur nga vrasja me thikë e një gruaje shqiptare nga bashkëshorti i saj.
Sipas informacioneve të Protothema.gr, në momentin e vrasjes dy fëmijët e familjes, të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndodheshin larg banesës. Dy vajzat e çiftit shqiptar të cilat humbën papritur prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.
Mediat greke shkruajnë se varrimi i gruas do të bëhet të premten në Shqipëri, ndërsa dhe varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet po në Shqipëri në ditët në vijim.
Mesditën e së mërkurës, pak para orës 13:00 kur ndodhi vrasja, fqinjët nuk kishin dëgjuar asnjë zë nga banesa e katit të dytë ku çifti jetonte me dy fëmijët.
“Jemi në banesën ngjitur dhe nuk kemi dëgjuar as zhurmë, asgjë. Ata shkonin në punë, ishin familje dhe kishin fëmijë”, deklaroi një fqinj, sipas Protothema.gr.
Ndërkohë, fotot e postuara nga autori në një llogari që ai mbante në rrjetet sociale tregojnë momente familjare, nga udhëtimet me bashkëshorten dhe familjen, momente të shkujdesura në pushimet e tyre dhe nga koha që kanë kaluar me miqtë e tyre.
Këto pamje janë postuar në vitin 2020, kur asgjë nuk parashikonte krimin e rëndë që 53-vjeçari do të kryente pasditen e djeshme.
Duke folur për Protothema.gr, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e gruas fatkeqe tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën dhe nuk e imagjinonte dot këtë gjë që ndodhi.
“Ishte një njeri i jashtëzakonshëm.” “Ajo ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj”, tha ajo, duke theksuar se është në gjendje shoku nga lajmi tragjik.
“Ajo ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte,” vuri në dukje ajo, transmeton Euronews, përcjell albinfo.ch.
Shoqja e viktimës theksoi gjithashtu se ato pak herë që ajo e kishte parë autorin, edhe para se të vetëvritej, ai ishte sjellë mirë përballë saj dhe nuk fliste shumë. “Nuk mund ta dija se çfarë fshihte shpirti i tij”, theksoi ajo.
53-vjeçari me origjinë shqiptare ka goditur me thikë në bark dhe në qafë gruan e tij teksa ajo ndodhej në ballkon. Gruaja vdiq nga gjakderdhja e pakontrolluar.
Menjëherë pas vrasjes, autori është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, duke u plagosur shumë rëndë.
Megjithatë, gjatë transferimit të tij në spitalin Papanikolaou, ai dha frymën e fundit.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













