Kosova
Shqiptari nga Kosova merr titull akademik pas studimeve në gjashtë universitete prestigjioze të Evropës
Pas një rruge trevjeçare akademike në Evropë, Besnik Shehu, merr titullin Master në Implantologji
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të përkushtuar akademik, mjeku stomatolog Besnik Shehu ka arritur një nga kulmet e karrierës së tij profesionale. Ai ka përfunduar me sukses studimet trevjeçare në Masterin Europian të Implantologjisë, një program elitar i organizuar nga European Association for Osseointegration (EAO), shkruan albinfo.ch.
Ky program përfshiu një përvojë të rrallë akademike në gjashtë universitete nga më prestigjiozet e kontinentit, në Suedi, Holandë, Gjermani, Zvicër, Spanjë dhe Portugali.
Me këtë arritje, Shehu mban me krenari titullin Master Europian në Implantologji, duke u bërë pjesë e një rrethi të ngushtë profesionistësh të nivelit më të lartë në fushën e implantologjisë dentare.
“Përfundimi i studimeve trevjeçare të masterit në gjashtë universitetet më të njohura europiane në kuadër të EAO është një dëshmi se përkushtimi dhe pasioni hapin çdo derë,” është shprehur Shehu me rastin e diplomimit të tij në Monte Carlo.
Ky sukses nuk është vetëm një kapitull i ri profesional për të, por edhe një shembull frymëzues për gjeneratat e reja të mjekëve shqiptarë, duke dëshmuar se me punë dhe vendosmëri, mund të arrihet në nivelet më të larta të ekselencës europiane./ Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













